Gruas iu përkeqësua gjendja gjatë trajtimit në QKUK e më pas vdiq, Prokuroria nis hetimet

Një grua është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor bëhet e ditur se gjendja e saj është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Lidhur me këtë policia njoftoi se është duke e hetuar rastin, shkruan lajmi.net. “Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në…

Lajme

10/04/2025 15:39

Një grua është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë trajtimit mjekësor bëhet e ditur se gjendja e saj është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.

Lidhur me këtë policia njoftoi se është duke e hetuar rastin, shkruan lajmi.net.

“Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të pyetur nga lajmi.net, për këtë rast nga Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk kanë dhënë shumë detaje, por thanë se tashmë Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë masa dhe veprime hetimore mbi këtë çështje.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore për autopsi, Prokurori i shtetit është duke ndërrmarrë masa dhe veprime hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. /Lajmi.net/