Kurti priti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, u diskutua për shkëmbimin tregtar, ekonominë e sigurinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski. Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e re, duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e…

Lajme

10/04/2025 13:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e re, duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s.

 

Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë institucional. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes ishin ndër temat e diskutimit.