Nesër protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër(e premte), në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt në Prishtinë me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve. Teksa bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRrE) ka njoftuar…

Lajme

10/04/2025 10:01

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër(e premte), në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt në Prishtinë me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve.

Teksa bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRrE) ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjisë elektrike do të merret nesër(e premte), më 11 prill.

Derisa ditë më parë, ZRrE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike.

Për këtë reagoi mbrëmë edhe njohësi i çështjeve politike e ekonomike, Shenoll Muharremi, i cili tha se nuk do të lejojnë të shtrenjtohet rryma as edhe  për një cent më shumë.

“Jemi në mision për me e mbrojt ekonominë tonë, bizneset tona dhe çdo familje e qytetar nga një valë e re e inflacionit që mund të shpërthejë si pasojë e rritjes së re të çmimit të energjisë elektrike”, shkroi ndër të tjera Muharremi. /Lajmi.net/