Sulmoi me thikë një person pas një mosmarrëveshje, prangoset i dyshuari në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet se për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore të viktimës ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor. Derisa i dyshuari pas inicimit të…

Lajme

10/04/2025 09:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet se për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore të viktimës ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Derisa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë: 

Fushë Kosovë / 09.04.2025 – 16:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/