Aksident mes një veture dhe traktorit në Klinë, një i lënduar
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një traktor, ku për pasojë një person ka pësuar…

Lajme
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një traktor, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime.
“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/