Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje direkte nëse trupat evropiane futen në Odesa
Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Shkak është bërë pretendimi i Volodymyr Zelenskit për praninë e ushtarëve kinez në territorin e Ukrainës. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse. Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin…

Bota
Kina dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të heshtur midis tyre. Shkak është bërë pretendimi i Volodymyr Zelenskit për praninë e ushtarëve kinez në territorin e Ukrainës.
Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, dy ushtarë kinezë janë arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse. Ai kërkoi një shpjegim nga Pekini për incidentin dhe i bëri thirrje Perëndimit të përgjigjet. Ai publikoi gjithashtu një video që dyshohet se tregon një nga të burgosurit kinezë. Sipas kreut të shtetit ukrainas, Kievi ka informacione se “shumë më shumë qytetarë kinezë” po luftojnë në radhët e ushtrisë ruse.
“Janë tre dokumente, edhe pasaportat e tyre, apo edhe kartat e kreditit. Ata janë shtetas nga Kina. Mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm. Mendoj se Shtetet e Bashkuara nevojiten ti kushtojnë më shumë vëmendje se çfarë po ndodh sot, dhe presim që Kina të mos jetë ndonjë vend tjetër që mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës. Nga ana e Rusisë, ky është nj tjetër ushtar pas atyre nga Irani dhe Koreja e Veriut”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.
Kina hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës. Nuk ka asnjë bazë për këtë pretendim, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në Pekin. Qeveria kineze u ka kërkuar gjithmonë qytetarëve të saj që të qëndrojnë larg zonave të konfliktit të armatosur dhe të mos marrin pjesë në veprimet ushtarake nga asnjëra palë, tha ai. Republika Popullore deklarohet zyrtarisht neutrale në luftë. Ajo ka propozuar tashmë plane për negociatat e paqes. Megjithatë, Pekini ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë – komentuesit e shohin këtë si mbështetje indirekte për Moskën, shkruan A2 CNN.