Këmbësorët në hall nga veturat, por edhe nga pronarët e marketeve- dikush rendit frigoriferët në një prej trotuareve në Prishtinë
Nuk është hera e parë kur qytetarët e kryeqytetit hasin në vështirësi për të qarkulluar në hapësirën e tyre ( në trotuare) e të cilat shpesh herë janë të bllokuara nga veturat. Por një tjetër gjë aspak e zakontë ka ndodhur sot në rrugën “Robert Doll”, më Pejton ku një mini-market i ka renditur frigoriferët…

Lajme
Nuk është hera e parë kur qytetarët e kryeqytetit hasin në vështirësi për të qarkulluar në hapësirën e tyre ( në trotuare) e të cilat shpesh herë janë të bllokuara nga veturat.
Por një tjetër gjë aspak e zakontë ka ndodhur sot në rrugën “Robert Doll”, më Pejton ku një mini-market i ka renditur frigoriferët e pijeve në trotuar, duke e pa mundësuar kështu lëvizjen qytetarëve.
Nga fotot e siguruara nga “Vrojtuesit e lagjes”, shihet se si qytetarët lëvizin me vështirësi në trotuar.
“Ja shpellari qysh i rendit frigoriferat duke e zene edhe trotuarin. Askush nuk e denon, e qytetaret malltretohen cdo dite”, shkruhet në publikim.
E hapësirat e përcaktuara për këmbësorët në Prishtinë vazhdojnë të jenë me shumë probleme- në shumicën e rasteve të zëna derisa nga Komuna e Prishtinës nuk merren thuajse fare me to./Lajmi.net/