Haradinaj në Koshare: Të punojmë fort për të forcuar lirinë e kombin
Në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare. Ish-kryeministri Haradinaj derisa vlerësoj lartë figurat e të rënëve për liri, ka thënë se përveç kujtimeve, vendi duhet të punojë fort për të forcuar lirinë e kombin.…

Lajme
Në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.
Ish-kryeministri Haradinaj derisa vlerësoj lartë figurat e të rënëve për liri, ka thënë se përveç kujtimeve, vendi duhet të punojë fort për të forcuar lirinë e kombin.
“Jemi në vendin ku pushojnë heronjtë e Kosovës Agim Ramadani, Sali Ceku, Xhemail Fetahu, e plotë të tjerë heronjë që benë histori, që e thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Ata që mposhtën regjimin e Millosheviqit, forcat e tij. Ata që i dhanë shpresë lirisë së Kosovës edhe ata që janë themel të lirisë sonë. Besoj që për të gjithë në është ndër të jemi këtu, t’i kujtojmë, t’i nderojmë dhe t’i përjetësojmë jo vetëm në kujtime por edhe në punët që bëjmë të forcojmë lirinë, të forcojmë kombin”, tha ai.
Gjatë ditës homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare kanë bërë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai shtoi se kjo ditë është një kujtim i përjetshëm për sakrificën sublime të dëshmorëve.
Ndërsa, Kurti gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi lart kontributin e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, sipas tij, më 1999 shembën kufirin që ndante shqiptarët që nga viti 1913.
Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore etj.