“Bllokim”, Cakolli për qëndrimet e LDK-së: Nuk ka kuptim që një parti të mos flas me partinë e parë, as t’i hap rrugë ndonjë formule tjetër opozitare

Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar përgjigjen negative që i pari i LDK-së i ka dhënë Albin Kurtit për ftesën për takim para seancës konstituive të Kuvendit. Cakolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aq sa është legjitime të refuzosh bashkëpunimin politik me dikë që të ka fyer apo delegjitimuar ndër vite, është…

Lajme

08/04/2025 19:43

Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar përgjigjen negative që i pari i LDK-së i ka dhënë Albin Kurtit për ftesën për takim para seancës konstituive të Kuvendit.

Cakolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aq sa është legjitime të refuzosh bashkëpunimin politik me dikë që të ka fyer apo delegjitimuar ndër vite, është po aq legjitime të ruash një qëndrim të distancuar ndaj polarizimit dhe fjalorit përçarës.

Sipas tij, kur ky refuzim bëhet universal ndaj të parit, por edhe ndaj pjesës tjetër të spektrit opozitar, atëherë çështja nuk është më morale, por politike.

“Kjo qasje e LDK-së mund të tingëllojë si strategji afatmesme për të ruajtur fjalën e dhënë, por në realitet shndërrohet në një formë autoizolimi, që e privon partinë jo vetëm nga pushteti, por edhe nga mundësia për të pasur rol udhëheqës opozitar. Sepse nuk ka shumë kuptim që një parti të mos pranojë të flasë me partinë e parë, por në të njëjtën kohë të mos i hapë rrugë as ndonjë formule tjetër opozitare, duke e bërë të pamundur çdo shumicë – përfshirë atë që lë jashtë partinë e parë. Ky pozicion nuk është më qëndrim, është bllokim”, ka shkruar Cakolli. 
Ai ka thënë se në një sistem politik si i yni, ku asnjë palë nuk ka shumicë parlamentare, nëse nuk je pjesë e zgjidhjes, je pjesë e problemit.
“Po, fjalët kanë peshë në politikë. Por edhe mosveprimi. Sepse, kur nuk ndihmon në ndërtimin e një rruge të re – qoftë përmes dialogut apo një alternative opozitare – rrezikon të mbetesh i pastër, por i parëndësishëm”, ka shtuar Cakolli mes tjerash. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: