Abdixhiku i thotë “jo” ftesës së Kurtit: Një takim edhe konsultativ do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka thënë “jo” ftesës që ka pranuar nga Albin Kurti për takim para seancës konsituive. Ai këtë lajm e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e që sipas tij ka ardhur pas ofendimeve që Kurti dhe VV i ka bërë LDK-së. “Për muaj,…

Lajme

08/04/2025 18:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka thënë “jo” ftesës që ka pranuar nga Albin Kurti për takim para seancës konsituive.

Ai këtë lajm e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e që sipas tij ka ardhur pas ofendimeve që Kurti dhe VV i ka bërë LDK-së.

“Për muaj, e në të vërtetë për vite të tëra – para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët tanë dhe votuesit tanë, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon. Një mendësi që ka goditur thelbin njerëzor të politikës – respektin dhe dinjitetin. Dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat ne kemi zgjedhur të bëjmë politikë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se sado që ai dhe LDK nuk udhëhiqen nga inati, një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim. Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë. Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës”, ka thënë Abdixhiku. 
Ai gjithashtu ka sqaruar se LDK e pret dhe e mbështë konstituimin e Kuvendit më 15 prill.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës.
LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, ka shtuar ai.
Postimi i tij i plotë: