Policia në Ferizaj konfiskon katër automjete që po bartnin drunj pa dokumentacion

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sot kanë ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që po transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. Aksioni është zhvilluar pas informacioneve operative, shkruan lajmi.net. “Policia stacionit në Ferizaj, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve”, ka ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. Aksioni…

Lajme

08/04/2025 17:01

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sot kanë ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që po transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt.

Aksioni është zhvilluar pas informacioneve operative, shkruan lajmi.net.

“Policia stacionit në Ferizaj, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve”, ka ndaluar dhe konfiskuar katër automjete që transportonin drunj pa dokumentacion të rregullt. Aksioni u zhvillua pas informacioneve operative, ndërsa në bashkëpunim me Agjencionin e Pyjeve, drunjtë dhe automjetet u sekuestruan. Policia rajonale e Ferizajt vazhdon përpjekjet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në numrat emergjentë apo aplikacionin “Lajmëro Policinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.