Aksident trafiku në Klinë të Skenderajt- rrokulliset njëra prej veturave

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Klinë të Skenderajt. Sipas informacioneve në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete. Në lidhje me rastin nga Policia e Kosovës u bë e ditur se nga aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës…

Lajme

08/04/2025 15:11

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Klinë të Skenderajt.

Sipas informacioneve në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete.

Në lidhje me rastin nga Policia e Kosovës u bë e ditur se nga aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 14:00 në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të  Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve  materiale  lëndime ka pësuar një person”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njëra nga veturat e aksidentuara në këtë rast ka mbetur e rrokullisur./Lajmi.net/