Haxhiu për lirimin e serbëve të arrestuar në Prizren: Shqetësuese, nuk di cila forcë tjetër i ka liruar – foca e ligjit nuk ka pasur peshë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me lirimin e serbëve të arrestuar në Prizren, të cilët thuhet se ishin në shërbim të autoriteteve serbe. Ajo tha se është shqetësues lirimi i tyre dhe thotë se që “nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë…

Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me lirimin e serbëve të arrestuar në Prizren, të cilët thuhet se ishin në shërbim të autoriteteve serbe.
Ajo tha se është shqetësues lirimi i tyre dhe thotë se që “nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë foca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”.
“Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy”, shkroi ajo.
Postimi i plotë i saj:
Në grupin 12 serbëve të arrestuar në Prizren, kishte persona aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Të arrestuarit në Gjakovë e Prizren kishin lidhje të forta edhe me organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë.
Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy. Pra, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtutjeshëm.
Po harxhojnë aq shumë resurse e kohë institucionet e sigurisë si dhe po rrezikohen punonjësit e këtyre, e në fund të arrestuarit lirohen?!