​Ismaili: Bedri Hamza i gatshëm të formojë qeverinë nëse dështon LVV-ja

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili tha se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza është i gatshëm të formojë qeverinë e ardhshme, nëse partia e parë Lëvizja Vetëvendosje dështon ta bëjë një gjë të tillë. Ai tha se PDK-ja ka pozicion të qartë kundër koalicionit me LVV-në. Sipas tij, emri i kryeministrit dihet vetëm…

Lajme

08/04/2025 13:37

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili tha se kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza është i gatshëm të formojë qeverinë e ardhshme, nëse partia e parë Lëvizja Vetëvendosje dështon ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se PDK-ja ka pozicion të qartë kundër koalicionit me LVV-në.

Sipas tij, emri i kryeministrit dihet vetëm kur sigurohet shumica parlamentare prej 61 deputetëve.

Këto komente Ismaili i dha pas takimit konsultativ për seancën konstituive të Kuvendit më 15 prill.