Ismaili: Nuk vje në shprehje që VV-ja të mund t’i marrë deputetët e PDK-së, ne jemi të bashkuar

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka deklaruar se është i bindur që Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i “peshkojë” deputetët e kësaj partie. Ismaili pas takimit me përfaqësues e tjerë të partive politike në kuadër të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se kanë unitet dhe se largimi i ndonjë deputeti të PDK-së në ndonjë grup tjetër parlamentar…

Lajme

08/04/2025 13:35

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka deklaruar se është i bindur që Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i “peshkojë” deputetët e kësaj partie.

Ismaili pas takimit me përfaqësues e tjerë të partive politike në kuadër të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se kanë unitet dhe se largimi i ndonjë deputeti të PDK-së në ndonjë grup tjetër parlamentar “nuk vjen në shprehje”.

“Natyrisht që ka unitet. Jemi mjaft të bashkuar dhe të zellshëm që ta përfaqësojmë PDK-në.Nuk vjen në shprehje që të pakohemi si grup. Mirëpo tash, a do të rritemi si grup, nuk dihet”, tha ai./Lajmi.net/