Reklama e lojërave të fatit – Debutuesi 15-vjeçar i Leicesterit u detyrua të luante me fanellë të veçantë

Jeremy Monga i Leicester Cityt është bërë lojtari i dytë më i ri që ka luajtur në Premier League. Ai debutoi të hënën mbrëma në humbjen 3:0 nga Newcastle Unitedi. Por Monga u detyrua të luante me një fanellë pa reklamë të sponsorit në të. Leicesteri në fanellë e reklamon një kompani “online” të lojërave…

Sport

08/04/2025 12:39

Jeremy Monga i Leicester Cityt është bërë lojtari i dytë më i ri që ka luajtur në Premier League. Ai debutoi të hënën mbrëma në humbjen 3:0 nga Newcastle Unitedi.

Por Monga u detyrua të luante me një fanellë pa reklamë të sponsorit në të. Leicesteri në fanellë e reklamon një kompani “online” të lojërave të fatit.

Sipas një vendimi të vitit 2005, të rishikuar në vitin 2020, lojtarët nën 18 vjeç në Britani e kanë të ndaluar të veshin fanella që reklamojnë lojërat e fatit.

Monga, që luan për Anglinë U16, debutoi në nivelin e të rriturve me 15 vjet e 271 ditë.

Ethan Nwaneri i Arsenalit mbetet më i riu që ka luajtur. Ai debutoi kur ishte 90 ditë më i ri seç është Monga aktualisht.

Leicesteri e pësoi humbjen e tetë rresht në ligë, pa shënuar gol.