Gjeneral Garffer nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan
Gjenerali amerikan, Arthur Garffer është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit. Kështu ka njoftuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ky titull i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë. Teksa…

Lajme
Gjenerali amerikan, Arthur Garffer është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Deçanit.
Kështu ka njoftuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ky titull i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë.
Teksa shkroi se ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit.
“Sot, Deçani nderoi një mik të madh të Kosovës, Gjeneralin amerikan Arthur Garffer, me titullin “Qytetar Nderi”. Ky vlerësim buron nga zemrat e njerëzve të Deçanit dhe i dedikohet jo vetëm kontributit personal të Gjeneral Garffer, por edhe secilit ushtar amerikan që ka dhënë kontribut për lirinë e popullit tonë dhe sot shërbejnë me përkushtim për paqe e siguri në Kosovë. Mirënjohje përherë, Gjeneral Garffer”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/