Kallas për Shqipërinë: Partner i fortë dhe në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ka lavdëruar Shqipërinë, duke e konsideruar si partner të fortë të BE-së. Ajo gjithashtu është shprehur se Shqipëria është në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. “Shqipëria…

Lajme

08/04/2025 11:08

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ka lavdëruar Shqipërinë, duke e konsideruar si partner të fortë të BE-së.

Ajo gjithashtu është shprehur se Shqipëria është në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria është vërtetë një partner i fortë i Bashkimit Evropian, ju jeni aleatë, anëtarë i NATO-s dhe jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, së bashku me mbështetjen tuaj humanitare, politike që i keni dhënë Ukrainës, tregon në fakt pikërisht përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE-së dhe e kuptoj që nga aspekti politik, kjo nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë”.

“Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm edhe për sa i përketë bashkëpunimit në rajon”, është shprehur tutje Kallas.