Konjufca pret sot në takim liderët e partive politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet sot me udhëheqësit e partive politike në vend. Siç është njoftuar nga Kuvendi, Konjufca do të presë në takim liderët e partive politike disa ditë para seancës konstituive. Takimi është caktuar një javë më parë, transmeton lajmi.net. Në rend të ditës sot ka vetëm një…

Lajme

08/04/2025 08:15

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet sot me udhëheqësit e partive politike në vend.

Siç është njoftuar nga Kuvendi, Konjufca do të presë në takim liderët e partive politike disa ditë para seancës konstituive.

Takimi është caktuar një javë më parë, transmeton lajmi.net.

Në rend të ditës sot ka vetëm një pikë, “Përgatitjet për Seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Kjo seancë konstituive pritet të mbahet më 15 prill, datë të cilën e ka vendosur presidentja Vjosa Osmani dhe po në këtë ditë pritet që të zgjidhet edhe Qeveria e re./Lajmi.net/