Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport. Sipas ministrisë, ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor. Hajdari thotë se ky vendim është…

Lajme
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.
Sipas ministrisë, ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor.
Sipas saj, këto të dhëna janë nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
“Sipas këtij vendimi, përcaktohet: – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër”. Po ashtu, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara. Gjithashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës”, ka nënvizuar ministrja Hajdari.