Varroset nesër infermieri që ka bërë vetëvrasje mbrëmë më Suharekë
Nesër me datë 08.04.2025, do t’i jepet lamtumira e fundit infermierit që ka vrarë veten mbrëmë në banesën e tij në Suharekë. Viktima nga ky rast është Shqiptar Mala, i cili deri para pak vitesh ka punuar si infermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Varrimi i tij do të bëhet në fshatin…

Lajme
Nesër me datë 08.04.2025, do t’i jepet lamtumira e fundit infermierit që ka vrarë veten mbrëmë në banesën e tij në Suharekë.
Viktima nga ky rast është Shqiptar Mala, i cili deri para pak vitesh ka punuar si infermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Varrimi i tij do të bëhet në fshatin Mushtisht nga ora 14:00, shkruan lajmi.net.
Lidhur me rastin, mbrëmë detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë. Policia me të arritur kanë marr informatën se bëhej fjalë për Sh. M.(1983), mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjarët është gjetë i varur në banesën e tij në Suharekë. Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi.