Haradinaj takon ambasadorin turk, flasin për intensifikimin e partneritetit në sektorët e sigurisë dhe ekonomisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı. Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në fokus të veçantë ishte nevoja…

Lajme

07/04/2025 12:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.

Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në fokus të veçantë ishte nevoja për intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, veçanërisht në sektorët e sigurisë dhe ekonomisë.

Kreu i AAK-së i shprehu ambasadorit Angılı falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk,” deklaroi Haradinaj pas takimit.