“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Kërkesa e Bashkimit Evropian që qytetarët e saj të grumbullojnë ushqime dhe furnizime jetike, të cilat do t’i mbanin të sigurt për të paktën 72 orë, nga njohës të sigurisë në Kosovë po cilësohet si një veprim që tregon se asnjë vend nuk është i sigurt nga ndonjë sulm i mundshëm nga shteti rus. Profesori…

Lajme

06/04/2025 12:38

Kërkesa e Bashkimit Evropian që qytetarët e saj të grumbullojnë ushqime dhe furnizime jetike, të cilat do t’i mbanin të sigurt për të paktën 72 orë, nga njohës të sigurisë në Kosovë po cilësohet si një veprim që tregon se asnjë vend nuk është i sigurt nga ndonjë sulm i mundshëm nga shteti rus.

Profesori i politikave të sigurisë, Avni Islami thotë se në Kosovë nuk pritet të kenë një konflikt apo sulm nga ana e Serbisë.

Ai beson se ardhja e Trump në udhëheqje të Amerikës, ka evituar mundësinë për një luftë të radhës botërore.

“Në situatën çfarë jemi nuk pritet ndonjë konflikt sepse çdo incident ndërkufitar apo ndonjë sulm eventual nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, do të ishte fatale për Serbinë sepse këto janë forcat e aleancës veriatlantike, forcat e NATO-së. Unë nuk pres ndonjë destabilizim të situatës në Kosovë, mirëpo është mirë që populli të vetëdijesohet… Me ardhjen e presidentit Trump, unë besoj se është evituar lufta e tretë botërore sepse përpjekjet e Trump janë që ta ulin në tavolinë një njeri të paparashikueshëm siç është Putin dhe unë besoj se nuk ka krizë për një luftë të tretë botërore”, theksoi ai.

Sipas Islamit, kërkesa për furnizim me ushqime dhe gjëra esenciale, është sinjal se asnjë vend nuk është i sigurt.

Ai thekson nevojën që edhe Kosova duhej të bëjë përgatitje të tilla.

“Thirrja e institucioneve të Gjermanisë për qytetarët e saj që të mbledhin ushqime së paku për 72 orë, është një rekomandim i tyre që asnjë vend nuk mund të jetë i sigurt, mund të vije ndonjë konflikt ose sulm nga ana e presidentit Putin, sepse ai është i paparashikueshëm. Edhe pse për mendimin tim, nuk besoj se do të ndërmarrë një aventurë të çmendur, mirëpo, preventiva është më e mirë dhe unë besoj që në këtë preventivë duhet edhe Kosova që të jetë e përgatitur”, tha ai.

Hulumtuesi në Institutin “Octopus”, Gurkuç Kuçi u shpreh se krahas kërkesës për furnizim me gjëra elementare, vendet e mëdha po fuqizohen edhe me armatim.

“Vendet e tjera si Gjermania janë duke prodhuar armatim në numër jashtëzakonisht të madh dhe këto janë përgatitjet për një betejë të madhe. Ndërsa, çështja e 72 orëshit, është që në rast të një sulmi të papritur, derisa të merren masat e caktuara, shteti për 72 orë, popullsia të mos ngelet në fatkeqësi të madhe, në mungesë të ujit, në mungesë të energjisë, ilaçeve dhe ushqimit. Në rastet e tilla, pas 72 orëve, sigurisht që brenda kësaj periudhe shteti i merr masat e veta dhe arrijnë deri në një masë ta stabilizojë gjendjen e furnizimit të ndryshme…11’15 Ky 72 orëshi për neve apo ngritja e vetëdijes prej armikut, nuk është e nevojshme si në rastin e Gjermanisë apo vendeve tjera ”, tha ai.

Edhe hulumtuesi i Institutit “Octopus”, beson se bota është duke u përgatitur siç u shpreh “për një betejë të madhe”.

“Raportet e vendeve të ndryshme të sigurisë shprehin një gatishmëri bukur të lartë për një luftë të madhe nëse marrim shembujt e diplomacisë dhe strategjive ushtarake nga e kaluara, sigurisht që këto duhen nganjëherë deri në 20 vite…ndoshta do të duhen edhe 2 deri 4 vite që të ndodh një çështje e tillë. Por, megjithatë bota po përgatitet për një betejë të madhe, kjo betejë a do të na dërgojë drejtë paqes apo drejtë një lufte, atëherë mbetet nga fuqitë e mëdha të cilat e kanë në dorë shkopin dhe karotën”, tha ai.