Vrasja e policit në Kaçanik, Hoxha: Janë intervistuar disa persona, po ekzaminohen dëshmitë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se institucioni që drejton është duke i marrë të gjitha veprimet e mundshme për të zbardhur vrasjen e policit Muhamet Lika, e cila ka ndodhur të martën. Në një prononcim para mediave, ai ka thënë se policia ka intervistuar disa persona për këtë çështje.…

Lajme

03/04/2025 14:35

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se institucioni që drejton është duke i marrë të gjitha veprimet e mundshme për të zbardhur vrasjen e policit Muhamet Lika, e cila ka ndodhur të martën.

Në një prononcim para mediave, ai ka thënë se policia ka intervistuar disa persona për këtë çështje.

Sipas tij, po punohet në ekzaminimin e dëshmive.

“Është një rast shumë i rëndë që ka ndodhur para dy netësh. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes… ka intervistuar disa persona si dëshmitare të mundshëm. Po punohet në ekzaminimin e dëshmive në pjesën teknike… Akoma nuk kemi arrit me verifiku se a ka ndonjë ndërlidhje mes rastit të vrasjes dhe problem të mëhershme”, ka deklaruar Hoxha për Tëvë1.