​Kurti shkruan për triumfin e Vëllaznimit në Ligën Unike

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka fituar edicionin e sivjetmë të Ligës Unike, garë kjo që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Skuadra gjakovare ka mposhtur në finale Prishtinën pas vazhdimeve në një ndeshje tejet dramatike dhe shumë e barabartë që nga fillimi i saj. Për këtë fitore, Vëllaznimi është përgëzuar edhe nga…

Sport

28/03/2025 09:37

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka fituar edicionin e sivjetmë të Ligës Unike, garë kjo që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Skuadra gjakovare ka mposhtur në finale Prishtinën pas vazhdimeve në një ndeshje tejet dramatike dhe shumë e barabartë që nga fillimi i saj.

Për këtë fitore, Vëllaznimi është përgëzuar edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se të dy skuadrat nuk u dorëzuan deri në fund.

“Vëllaznimi i Gjakovës, kampion i Ligës Unike. Lojë shumë e barabartë dhe dramatike e të dyja skuadrave që nuk u dorëzuan për asnjë moment. Ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt e që në fund Vëllaznimi triumfoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 91-88. Urime basketbollistëve, klubit, tifozëve dhe të gjithë Gjakovës”, ka shkruar Kurti.

Në edicionin e sivjetshëm të Ligës Unike vendin e tretë e zuri Besëlidhja e Lezhës.