Fitore me aromë titulli, Drita shkatërron Gjilanin në derbi
Drita është treguar skuadër e pamëshirshme në derbi kundër Gjilanit duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës. Dominimi i Dritës që në këtë rast ishte në rolin e vendasit u pa që në fillim të ndeshjes dhe katër golat e parë erdhën që në 45…

Sport
Drita është treguar skuadër e pamëshirshme në derbi kundër Gjilanit duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.
Dominimi i Dritës që në këtë rast ishte në rolin e vendasit u pa që në fillim të ndeshjes dhe katër golat e parë erdhën që në 45 minutat e para të ndeshjes.
Ajzera, Broja, Babalija dhe Manaj e mbyllën çështjen e fituesit të këtij derbi që në pjesën e parë për të shkuar kështu krejtësisht të qetë në pjesën e dytë.
Në pjesën e dytë Drita dominoi sërish por gola të tjerë nuk pati.
Më këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve dhe tashmë pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit pasi Ballkani i vendit të dytë ka 43 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.