“Qeveri cirkuza”- Faqja e kryeministrisë vërshohet nga komentet e qytetarëve pasi Kurti u tall nga dy komedianët rus
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur me emrat Vovan dhe Lexus janë dy rusët e famshëm, të cilët për dhjetë minuta e mashtruan Albin Kruti se kinse po flet me Presidentin e Letonisë. Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur shumë reagime në vend. Përveç që u kritikua nga opozita e opinonistë për bisedat për…

Lajme
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur me emrat Vovan dhe Lexus janë dy rusët e famshëm, të cilët për dhjetë minuta e mashtruan Albin Kruti se kinse po flet me Presidentin e Letonisë.
Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur shumë reagime në vend.
Përveç që u kritikua nga opozita e opinonistë për bisedat për të cilat është diskutuar në telefonatë, pakujdesia e Qeverisë Kurti nuk la pa u kritikuar edhe nga qytetarët.
Menjëherë pas publikimit të arsyetimit për “prank-call’in” e Kurtit, një lum komentesh vërshuan faqen e Kryeministrisë.
Shumica prej tyre e kanë përqeshur veprimin e kryeministrit Kurti, si dhe kanë vënë në pikëpyetje sigurinë në vend.
“Arsyetim koti”, “Qeveri cirkuza”, “Pa fol qe 5 vjet me asnjë ndërkombëtarë normal që e han foren”, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve.
Por njëri ndër komentet që ka spikatur më shumë është emërtimi me të cilin vetë kryeministri Kurti i’u drejtua opozitës pasi shpalli “fitoren” në sheshin e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit, “Kryeministër hajvan” ishte komenti më i përdorur për talljen e Kurtit nga komedianët rus.
Çka flitet në bisedën telefonike të Kurtit me komedianet rus?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi nga disa rusë të cilët bëjnë video duke i mashtruar liderët botërorë e figura tjera publike.
Këtë e pranoi edhe vet Qeveria e Kosovës në një njoftim në rrjetet sociale.
ZKM aty arsyetohet se biseda u zhvillua më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se nuk kishin kohë për ta verifikuar.
Po ashtu, ZKM thotë se kjo bisedë tregon se “Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë”.
Kurti, me pretendimin se po flet me presidentin e Letonisë, s’la gjë pa thënë për partitë opozitare dhe për ndërkombëtarët.
Gjatë bisedës me presidentin e Letonisë, Kurti u shpreh se ka ndodhur ‘luftë hibride’’ ndaj tij në zgjedhjet e fundit.
‘’Lufta hibride ka ndodhur nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa nga Kosova, kështu që premtimet e pabaza të opozitës ku disa nga ta kanë flirtuar me luftën hibride dhe e treta disa oligarkë në veçanti një prej tyre që posedon television…’’ – u shpreh ai.
‘Gjithë këto katër vite kundër meje’’ – kështu u përgjigj Kurti kur nis të flasë për emisarin e SHBA-ve, Richard Grenell.
Madje Kurti nuk la pa e komentuar as orientimin seksual të Grenellit, në fund dëgjohet duke thënë se “ai është homoseksual”.
“Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën.”, shton tutje Kurti.
Për çka janë të njohur komedianët rus që e tallën Kurtin?
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonisë.