Osmani takon ambasadorët e vendeve të BE-së, theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian. Osmani tha se në takim theksoi urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që sipas saj, dëmtojnë qytetarët e vendit dhe cenojnë vet parimet e BE-së. “Po ashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të…

Lajme

26/03/2025 19:57

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Osmani tha se në takim theksoi urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që sipas saj, dëmtojnë qytetarët e vendit dhe cenojnë vet parimet e BE-së.

“Po ashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, shkroi Osmani.

E para e shtetit më tej u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.