“Bashkëpunimi ushtarak”, Serwer: Tri shtetet nuk paraqesin kërcënim për Serbinë, Kosova lidhi partneritet me vende anëtare të NATO-s

Profesori universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka folur rreth nënshkrimit të një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, deklaratë e cila ngjalli reagime të shumta nga Serbia, që e cilësoi si “provokim të hapur”.…

Lajme

26/03/2025 18:41

Profesori universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka folur rreth nënshkrimit të një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, deklaratë e cila ngjalli reagime të shumta nga Serbia, që e cilësoi si “provokim të hapur”.

Serwer thotë se Beogradi zyrtar “e di fare mirë” se aleatët e NATO-s nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme kundër Serbisë.

Ai gjithashtu thekson se tri shtetet përmendura nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë.

“Për më tepër, tri vendet e përmendura nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë”, thotë Serwer për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo lëvizje është një hap që kontribuon në stabilitet, dhe jo në destabilizim.

Ai vlerëson se Kosova ka vepruar “mençur” që ka lidhur partneritet me Shqipërinë dhe Kroacinë, të cilat janë vende anëtare të NATO-s.