Behgjet Pacolli: Republika e Kenias e njeh Kosovën si shtet të pavarur
Republika e Kenias e ka njohur sot Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin për këtë e ka dhënë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë por është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në…

Lajme
Republika e Kenias e ka njohur sot Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmin për këtë e ka dhënë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë por është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës!
“Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të! Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet. Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka thënë se Presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016.
“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Repbulikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shtuar Pacolli.
Postimi i tij i plotë: