Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut
Fituesi i Kupës së Botës për Klube të këtij viti do të marrë një çmim total prej 125 milionë dollarësh apo rreth 116 milionë euro. Ky edicion i turneut, i cili do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik, do të ketë 32 ekipe, një format i zgjeruar në krahasim me edicionin e…

Sport
Fituesi i Kupës së Botës për Klube të këtij viti do të marrë një çmim total prej 125 milionë dollarësh apo rreth 116 milionë euro.
Ky edicion i turneut, i cili do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik, do të ketë 32 ekipe, një format i zgjeruar në krahasim me edicionin e 2023.
FIFA ka ndarë gjithsej 525 milionë dollarë (486.60 milionë euro) tarifa të garantuara për ekipet pjesëmarrëse.
Skuadra më e paguar, me gjasë do të jetë skuadra evropiane e renditur në krye, Real Madridi, që do të marrë 38.19 milionë dollarë apo 35.40 milionë euro, ndërsa përfaqësuesi i Oqeanisë, Auckland City, do të fitojë 3.32 milionë euro.
Përveç këtyre shumave të garantuara, 475 milionë dollarë apo 440.25 milionë euro të tjera do të shpërndahen në bazë të rezultateve të ndeshjeve.
Çdo fitore në fazën e grupeve, fituesit do të ia shtojë 2 milionë dollarë (1.85 milionë euro), duke arritur deri në 7.5 milionë dollarë (6.95 milionë euro) për kalimin në fazën e 1/8-tës.
Fituesi i finales, e cila do të mbahet në stadiumin MetLife në Nju Jork, do të marrë shumën e konsiderueshme prej 40 milionë dollarësh apo 37.07 milionë euro.
Turneu do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për futbollin global të klubeve.
Ndarja e parave të Kupës së Botës për Klube:
Faza e 1/8-tës: 6.95 milionë euro
Çerekfinale: 12.16 milionë euro
Gjysmëfinale: 19.46 milionë euro
Finalisti: 27.81 milionë euro
Fituesi: 37.07 milionë euro