Bastiset një shtëpi në Mitrovicë, konfiskohet një armë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armës kanë bastisur një shtëpi në Mitrovicë. Në njoftimin e Policisë thuhet se si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë pushkë automatike me 29 fishek. Po ashtu në cilësi të dyshuarit…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armës kanë bastisur një shtëpi në Mitrovicë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë pushkë automatike me 29 fishek.
Po ashtu në cilësi të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari me inicialet J. M., 52 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndërkaq ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Lajmi.net/