MPB: Vazhdojnë hetimet për zjarrin në Koçan, konfiskohen pajisje elektronike dhe dokumente financiare

MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfiskuar materiale elektronike dhe dokumente financiare. “Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e D.J., automjetin e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. Janë…

Lajme

26/03/2025 12:15

MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfiskuar materiale elektronike dhe dokumente financiare.

“Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e D.J., automjetin e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. Janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptop, disa pajisje celulare, dokumentacion dhe sende të tjera. Në automjet dhe në ambientet e hotelierisë janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni financiar.

Në zyrën e ISHP-Koçani u gjetën dhe sekuestruan një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe i gjithë dokumentacioni në lidhje me personat juridikë në pronësi të D.J.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.