Edhe kur flet për “sukseset” e Qeverisë, Kurti nuk harron të sulmoj Gjykatën Kushtetuese e mediat

Qeveria e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës e cila në rend dite ka pasur tetë pika. Kurti këtë mbledhje e nisi duke folur për vrasjet e fundit në Kosovë, e më pas e ktheu diskutimin në siç i quan ai “suksese” të Qeverisë. Edhe pse konsideroi se Qeveria e Kosovës gjatë këtyre katër…

Lajme

26/03/2025 10:17

Qeveria e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës e cila në rend dite ka pasur tetë pika.

Kurti këtë mbledhje e nisi duke folur për vrasjet e fundit në Kosovë, e më pas e ktheu diskutimin në siç i quan ai “suksese” të Qeverisë.

Edhe pse konsideroi se Qeveria e Kosovës gjatë këtyre katër vite ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, ai përsëri sulmoi Gjykatën Kushtetuese e mediat.

“Sot 4 vjet më parë, qeveria jonë që këtë javë mbushi 4 vjet, mbajti mbledhjen e parë të punës aso kohe. Jemi takuar të paktën dy herë në muaj, në gjithësej 254 mbledhje, kemi marrë 2257 vendime. Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë e inflacionit nga lufta në Ukrainë, përkundër perngesave e vonesave në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan, e pavarësisht sulmeve paramilitare të Serbisë, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti.

Në fjalimin e tij disa minutësh, shefi i qeverisë ka numëruar punët e kabinetit të tij në aspektin e brendshme dhe atë të jashtëm.

Kurti ka merr meritat për procesin e liberalizimit të vizave,

“Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri”, ka thënë ai.

Më pas, ka folur për “shtrirjen e sovranitetit në veri”.

“Tabela ilegale dhe patentë shoferë ilegalë nuk ka më se janë konvertuar”, është shprehur ai.

Në fund të adresimit të tij, ai ka falënderuar anëtaret e kabinetit për punën dhe qytetarët për mbështetjen.

“Të nderuar anëtar të kabinetit, kolegë e bashkëpunëtor, të dashur qytetarë, iu faleminderit për punë e madhe dhe angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Këto katër vjet të mandatit tonë ja kanë vlejtur fort për Republikën tonë dhe për qytetarët e Republikës”, ka thënë ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetje.

“Të dashur qytetar, në veçanti iu jemi mirënjohës për besimin e dhënë. Nuk ka nder e privilegj më të madh se të iu shërbejmë juve qytetarë të dashur të Republikës”, ka thënë Kurti.