DASH e “godet” Sali Berishën në raportin e fundit: Korrupsion për interesa të familjes së tij

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”, duke e quajtur korrupsion në veprime zyrtare për interesa të familjes së tij. “SPAK rriti numrin…

Lajme

21/03/2025 23:54

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”, duke e quajtur korrupsion në veprime zyrtare për interesa të familjes së tij.

“SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë”.

“Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.