Tuchel flet për Shqipërinë: Kundërshtar i vështirë për t’u thyer
Thomas Tuchel e nisi me fitore aventurën e tij te Anglia, duke triumfuar përballë Shqipërisë me rezultatin 2-0 në Kualifikueset e Botërorit 2026. Tekniku gjerman quajti ekipin kuqezi si një skuadër të vështirë për t’u thyer në mbrojtje, teksa nuk i kurseu elozhet për lojtarët e tij. “Ne mund të bëjmë më mirë, duhet të…

Sport
Thomas Tuchel e nisi me fitore aventurën e tij te Anglia, duke triumfuar përballë Shqipërisë me rezultatin 2-0 në Kualifikueset e Botërorit 2026.
Tekniku gjerman quajti ekipin kuqezi si një skuadër të vështirë për t’u thyer në mbrojtje, teksa nuk i kurseu elozhet për lojtarët e tij.
“Ne mund të bëjmë më mirë, duhet të bëjmë më mirë. Filluam mirë, kishim shtatë e tetë minuta me posedim 100% të topit me shumë pasime dhe energji të lartë.
Kundërshtari ishte i vështirë për t’u thyer pasi mbrojti në një bllok të thellë.
Pjesa e dytë, ndjeva se ishim shumë të ngadaltë dhe në përgjithësi nuk iknim mjaftueshëm te topi për të kaluar prapa vijës.
Myles Lewis-Skelly? Lojtar i mrekullueshëm. Personaliteti i mahnitshëm. Ai erdhi në skuadër dhe tregoi menjëherë se është normale të biesh në dashuri me të. Është shumë e merituar.
Jude Bellingham? Pa dyshim ai është një lojtar kyç për ne. Pasim fantastik për të asistuar golin e parë. Pres gjëra të veçanta nga Jude. Ai është gati të marrë përgjegjësinë dhe ne duhet të krijojmë një mjedis dhe strukturë ku mund të shohim më shumë”, tha Tuchel për mediat britanike.