Aksioni i Policisë në veri të Mitrovicës, Prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit për tetë persona
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore, caktimin e paraburgimit për tetë personat e arrestuar në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës. Në këtë aksion u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës,…

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore, caktimin e paraburgimit për tetë personat e arrestuar në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës.
Në këtë aksion u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.
Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet, se për të pandehurit B.H., I.P., dhe O.B., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Detyrimi”, si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse.
Po ashtu për të pandehurit A.S., T.R., A.B., Sh.S., dhe N.R., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.
Ndërkaq seanca për caktimin e paraburgimit për tetë të akuzuarit do të mbahet ditën e sotme, datë 20 mars 2025. /Lajmi.net/