Drejtori i Dritës pas pezullimit të tenderit: Stadiumi i Gjilanit edhe ashtu ngjason si stacion i autobusëve

Disa orë më parë u raportua se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka pezulluar sërish tenderin për rinovimin e Stadiumit të Gjilanit. Arsye për këtë bëhet e ditur se është rishqyrtimi i disa kërkesave në MKRS. “Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit është për shkak të paraqitjes së disa kërkesave për…

Sport

18/03/2025 19:19

Disa orë më parë u raportua se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka pezulluar sërish tenderin për rinovimin e Stadiumit të Gjilanit.

Arsye për këtë bëhet e ditur se është rishqyrtimi i disa kërkesave në MKRS.

“Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit është për shkak të paraqitjes së disa kërkesave për rishqyrtim në MKRS”, thuhet në arsyetimin e Ministrisë së Çekut, derisa tetë kompanive në garë iu thuhet se “do të jeni të njoftuar me kohë me marrjen e çfarëdo vendimi”.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Ai ka apeluar që të bëhet rishikimi i projektit të stadiumit, për të cilin thotë se më shumë i përngjanë një Stacioni të Autobusëve sesa një stadiumi futbolli.

“Nëse i shiqojmë projektet e stadiumeve të qyteteve tjera, shihet që stadiumi i Gilanit është projekti që më shumë ngjason një statcion të autobusëve se sa një stadium”, shkruan ai në “Facebook”.

Zymberi thotë se qyteti i Gjilanit është diskriminuar me këtë projekt, duke bërë krahasimin me projektet e stadiumeve në qytetet tjera.

“Nuk është e vështirë të dallohet diskriminimi që i është bërë Gilanit me këtë projekt, vetëm shihni fotot e stadiumeve(projekte të prezantuara nga MKRS)që do të bëhen në qytetet tjera dhe shih stadiumin e Gilanit që nuk e ka as gjën më elementare, mbulojën e tribunave”, shkruan Zymberi.