Grenell ndjek tërë kohës zhvillimet e Hagës për Thaçin, shpërndan postimin e Ramës: Një tribunal i turpshëm
Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar duke shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në të cilin ai kritikon ashpër Gjykatën Speciale për refuzimin e kërkesës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij të ndjerë. Në…

Lajme
Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar duke shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në të cilin ai kritikon ashpër Gjykatën Speciale për refuzimin e kërkesës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij të ndjerë.
Në postimin të cilin e ka shpërndar Grenelli, kryeministri shqiptar ka shkruar: “Një goditje e re e ulët nga një tribunal i turpshëm, i cili paturpësisht e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në një bumerang të pamëshirshëm!”.
Grenell, i cili ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe, ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, i cili është duke u gjykuar për krime të prenteduara të luftës, do të mbahet më 18 mars, në fshatin Burojë të Skenderajt. Për ndarjen e tij nga jeta kanë shprehur ngushëllime figura politike dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike.