Osmani në Berlin dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrin Roth
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Berlin ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndruan pranë vendit. “Suksesi i…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në Berlin ka dekoruar Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndruan pranë vendit.
“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish minister, punoi përgjate 27 viteve të angazhimit të tij politik”, shkruan presidentja.
Tutje ajo ka falënderuar Roth për përkushtimin “e palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral”. /Lajmi.net/