Gucati: Pak shpresë që Thaçi të lejohet nga Specialja të marrë pjesë në varrimin e babait
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi të mos lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Gucati tha se ka pak shpresa që Gjykata Speciale do të miratojë një leje të tillë, duke pasur parasysh praktikat e…

Lajme
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi të mos lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Gucati tha se ka pak shpresa që Gjykata Speciale do të miratojë një leje të tillë, duke pasur parasysh praktikat e mëparshme ndaj të akuzuarve të tjerë.
“Me keqardhje po them se pak shpresoj që kjo gjykatë do ta lejojë të marrë pjesë në varrim. Duke e parë me mu çka ka ndodhur, me zotin Kadri Veseli dhe të tjerët. Edhe me rastin (e Nasim) Haradinajt, ku i ka vdek vëllau dhe nuk ka mund të vij në varrim. Shpresoj shumë që ta lejojnë me ardh, por pak jam duke besuar. Jam në kontakt me vëllain e Thait, me Idrzin, ata janë në korrnim me mbrojtësit e zotit Thaçi, por ende nuk ka një lajm deri në këto momente se a do të lirohet zoti Thaçi. .. Mua më ka lejuar dy ditë pasi ma ka vdekur baba, ashtu edhe zotin Veseli pas dy ditësh e ka lejuar”, ka thënë Gucati në Dukagjin.