Grabitësi i plagosur në Veternik dërgohet në QKUK, ndodhet në reanimim në sallën operative

Dy persona janë plagosur mëngjesin e së hënës në Veternik, si pasojë e një grabitjeje. Njëri nga të dyshuarit e kësaj ngjarje është njëri nga të plagosurit, i cili sipas raportimeve në media është 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq. Vukojeviq ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës për trajtim, ndërsa vetëm pak orë më…

Lajme

17/03/2025 14:56

Dy persona janë plagosur mëngjesin e së hënës në Veternik, si pasojë e një grabitjeje.

Njëri nga të dyshuarit e kësaj ngjarje është njëri nga të plagosurit, i cili sipas raportimeve në media është 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.

Vukojeviq ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës për trajtim, ndërsa vetëm pak orë më vonë, ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe se tashmë është në reanimim në sallën operative.

“E kanë sjell mbas orës 12 në Emergjencë. Ai tashmë është në reanimim në sallën operative”, tha ai.

Personi tjetër i cili ka mbetur i plagosur, raportohet të jetë Fahri Ademi, i cili është pjesëtari i sigurimit dhe po e bënte punën e tij duke bartur paratë e mbledhura tek bankomatet tek qendra tregtare “Albi Mall”.

Ai para pak orësh i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, ndërsa tash pas operacionit gjendet në mjekim intenziv.

“ E ka kry operacionin dhe tashmë është në mjekim intenziv”, tha Çitaku.