U rrahën derisa përfunduan në spital- policia arreston gjashtë persona në Klinë
Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë. Deri tek arrestimi i tyre nga Policia e Kosovës erdhi pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete me ç’rast janë përdorur edhe mjete të mprehta siç është thika. “Si pasojë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra”,…

Lajme
Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Klinë.
Deri tek arrestimi i tyre nga Policia e Kosovës erdhi pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete me ç’rast janë përdorur edhe mjete të mprehta siç është thika.
“Si pasojë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra”, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/