Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet mot me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Kjo situatë sipas institutit vjen si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore. “Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet mot me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Kjo situatë sipas institutit vjen si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.
“Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasim me javën që po e lëmë pas”, thuhet tutje.
Të hënën sipas institutit do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, derisa në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet tutje.