Tragjedia në Koçan, Begaj: Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Begaj u shpreh se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, duke u dëshiruar atyre shërim të shpejtë, transmeton lajmi.net. “I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe…

Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Begaj u shpreh se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, duke u dëshiruar atyre shërim të shpejtë, transmeton lajmi.net.
“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, ka shkruar Begaj në X./Lajmi.net/
I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 16, 2025