Futbollisti i Shkupit në mesin e të lënduarve në tragjedinë në Koçan

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, është në mesin e të lënduarve në tragjedinë e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan. Sipas informacioneve, ai ndodhet në spital me djegie, por është jashtë rrezikut për jetën. Disa orë më parë, familja e tij përmes rrjeteve sociale ishte duke kërkuar të dinte se ku ndodhej,…

Sport

16/03/2025 11:07

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, është në mesin e të lënduarve në tragjedinë e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan.

Sipas informacioneve, ai ndodhet në spital me djegie, por është jashtë rrezikut për jetën. Disa orë më parë, familja e tij përmes rrjeteve sociale ishte duke kërkuar të dinte se ku ndodhej, pasi nuk kishte informacione për gjendjen e tij. Kërkimi përfundoi me fat, por është e qartë se Lazarovin e pret një periudhë shërimi nga lëndimet.

Lazarov ka lindur pikërisht në Koçan, është 25 vjeç dhe është ish-anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën ka regjistruar një paraqitje.

Te Shkupi u bashkua para fillimit të këtij sezoni dhe deri tani ka shënuar tetë paraqitje në Ligën e Parë. /TvShenja