Vdekja e së paku 51 personave në Koçan, Kurti u shpreh ngushëllime familjarëve dhe popullit maqedonas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime, pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ai iu dëshiroi shërim të shpejt të gjithë atyre që u lënduan nga ky incident tragjik. “Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime, pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai iu dëshiroi shërim të shpejt të gjithë atyre që u lënduan nga ky incident tragjik.
“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Kurti.
Raportohet se të pakten 51 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit të rënë në një klub nate, ku po mbahej një koncert.
I am deeply saddened to learn of the devastating loss of 51 lives in Kocani, North Macedonia, as a result of a tragic fire explosion in a nightclub. I express my deepest condolences to the families who lost their loved ones, as well as to the leaders and government of the…
— Albin Kurti (@albinkurti) March 16, 2025