Arrestohen një burrë dhe një grua në Ferizaj të dyshuar për trafikim me njerëz
Një burrë dhe një grua, janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit me njerëz. Ata dyshohet se nga marsi i vitit të kaluar në bashkëveprim kanë shfrytëzuar katër viktima femra kosovare, duke i transportuar për qëllime shfrytëzimi dhe përfitimi personal. Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me…

Lajme
Një burrë dhe një grua, janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit me njerëz.
Ata dyshohet se nga marsi i vitit të kaluar në bashkëveprim kanë shfrytëzuar katër viktima femra kosovare, duke i transportuar për qëllime shfrytëzimi dhe përfitimi personal.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti është në procedurë hetimore, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj / 2024-Mars 2025 – NN. Me 15.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur ndaj katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.