“Për Kampin Nacional në Hajvali”, “Për selinë e FFK-së” – Ademi nderohet me dy pllakata nga UEFA

Kryetari i Komitetit HatTrick të UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, gjatë mbledhjes së mbajtur në Prishtinë, ia ka ndarë presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dy pllaketa të UEFA-s për projektet madhore që po realizohen me mbështetjen e programit HatTrick. E para ishte për Kampin Nacional në Hajvali, ndërkaq, pllaka e dytë për selinë e FFK-së “Shtëpia e…

Sport

15/03/2025 14:58

Kryetari i Komitetit HatTrick të UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, gjatë mbledhjes së mbajtur në Prishtinë, ia ka ndarë presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dy pllaketa të UEFA-s për projektet madhore që po realizohen me mbështetjen e programit HatTrick.

E para ishte për Kampin Nacional në Hajvali, ndërkaq, pllaka e dytë për selinë e FFK-së “Shtëpia e Futbollit”.

Nilsson e ka vlerësuar këtë si moment historik.

Artikulli i FFK-së:

Presidenti Agim Ademi bën historinë në UEFA, i ndahen dy pllaketa

Kryetari i Komitetit HatTrick të UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, gjatë mbledhjes së mbajtur në Prishtinë, ia ka ndarë presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dy pllaketa të UEFA-s për projektet madhore që po realizohen me mbështetjen e programit HatTrick.

Pllaka për Kampin Nacional në Hajvali

Pllaka për selinë e FFK-së “Shtëpia e Futbollit”

Nilsson e ka vlerësuar këtë si moment historik.

Këto projekte kanë filluar pikërisht pasi Ademi mori drejtimin e FFK-së dhe për punën e tij të mirë në këtë periudhë në infrastrukturë, UEFA ia ka ndarë këto dy pllaketa. Dhe kjo është historike për faktin se asnjëherë deri më tani në historinë e UEFA HatTrick nuk ka ndodhur që të jepen dy pllaketa.

Ky është konfirmim i menaxhimit të shkëlqyeshëm të FFK-së nën drejtimin e presidentit Ademi, i cili me vizionin e tij ka siguruar këto investime të rëndësishme, të cilat i kanë dhënë dimension tjetër zhvillimit të futbollit në Kosovë.

FFK drejt një niveli tjetër!