Policia i gjen pushkë, 71 fishekë dhe një çantë ushtrie një gruaje në Banjskë

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit policia i ka gjetur armë e fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e saj dje në orën 08:20. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për…

Lajme

15/03/2025 09:33

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit policia i ka gjetur armë e fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e saj dje në orën 08:20.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

Policia tha se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.